11 Maj, 2018

Janë të famshëm dhe super të pasur, por qelben në erë


Janë disa prej yjeve botërore që pavarësisht që i kanë të gjitha, famën, paratë dhe në dukje janë perfekt, ata kanë nga një zakon super të keq, preferojnë të mos lahen dhe po t’ju afrohesh do të nuhasësh aromë jo të mirë. Sigurisht që shumica e prej tyre nuk e kanë nga qejfi, por kursejnë ujin sepse janë ekologjisë, nuk ju pëlqen të përdorin deodorantë ose parfumet.

Më poshtë keni të renditur disa nga yjet ndërkombëtarë që kanë këtë problem jo të vogël dhe që shpesh herë i ka vënë në vështirësi.

 Brad Pitt

Moslarja e shpeshtë e Brad-it lidhet me ekologjinë. Ai nuk dëshiron të shpërdorojë ujin.

Matthew McConaughey

Ai ka pranuar se nuk ka përdorur kurrë parfum apo deodorant në jetën e tij dhe për të është ankuar Kate Hudson, e cila vuri re aromën e tij të keqe gjatë xhirimeve. E ta mendosh që është fitues i Oscar.

Orlando Bloom

Ai ka kushedi se sa fanse të cilat nuk ia dinë sekretin. Ish-e dashura e tij e tha. Ai nuk e ndërron bluzën dhe pantallonat për një javë.

Robert Pattinson

Ish-vampiri i famshëm i filmit “Vampire`s Diary” ka thënë se nuk shkon dot në dyqane për të blerë rroba se e fotografojnë. Kështu që ka shumë pak e i lanë rrallë. Vetë mund të lahet sa të dojë, por nëse vesh rroba të palara po e imagjinojmë se ç`erë vjen.

Julia Roberts

Julia Roberts, dora vetë nuk lahet shpesh për të njëjtën arsye si Brad Pitt. Ajo kursen ujin dhe i shkreti truproja i saj. I ka ardhur në majë të hundës era e keqe aq sa e tha sekretin.

Megan Fox

Jeni me fat të madh që nuk e njihni nga afër. Huqi i saj qenka shumë i keq. Ajo harron t’i hedhë ujë tualetit dhe mjerë ata që shkojnë pas saj.

Leonardo DiCaprio

Tani po që u bë serioze kjo temë. Edhe Leonardo DiCaprio nuk lahet shpesh. Mjaftohet me dy herë në javë dhe nuk përdor kurrë deodorant për djersën. I pëlqen era mashkullore.

Jessica Simpson

Kurse Jessica Simpson bën pjesë në grupin e atyre që nuk lajnë dhëmbët.

Burimi: Gazeta Shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al