10 Tetor, 2017

Jashtë politike, Nard Ndoka dhe Niko Peleshi miq për kokë


Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka duket sikur i ka zbutur ‘tonet’ ndaj qeverisë ‘Rama 2’. Pas seancës plenare të së enjtes së kaluar ai është fotografuar në krahë të Niko Peleshit, ministrit aktual të bujqësisë.

Ka qenë vetë Ndoka që e ka postuar fotografinë në rrjetin social Facebook, në diçiturën e së cilës shkruan :‘’Përtej bindjeve politike, me këta korçarët na lidh një miqësi ndër vite’’,- shkruan ai.

Deputetët duket se përtej arenës politike bashkëndajnë miqësi dhe konsiderata të veçanta me njëri-tjetrin.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al