Jason Derulo është bërë baba për herë të parë!
Këngëtari, 31 vjeç, mirëpriti fëmijën e tij të parë me të dashurën, modelen Jena Frumes, më 8 maj. Por lajmin e bukur çifti e zbuloi ditën e djeshme, shkruan “People”.
Në një postim në Instagram, Frumes ndau një seri fotografish nga dhoma e spitalit ku ajo solli në jetë djalin, si dhe disa imazhe të realizuara në shtëpi.
“Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm dhe të pashëm … Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse.
Unë jam aq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë Jason Derulo”, shkroi Jena.
Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e djalit të tyre. Muajin e kaluar, këngëtari i “Savage Love” zbuloi në “Drew Barrymore Show” se “nuk mund të ishte më i ngazëllyer” për të mirëpritur foshnjën, pasi ai dëshiron që një Derulo tjetër të mbajë mbiemrin e tij.
Ylli tha se ai do të jetë i pari nga vëllezërit e motrat e tij që do të ketë një djalë.
Këngëtari gjithashtu tregoi që u takua me Frumes në palestër pak para pandemisë së koronavirusit, gjë që ai tha se ndodhi “në kohën e duhur”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al