9 Mars, 2021

“Je engjëlli im mbrojtës”- Një vit pa të atin, Hygerta Sako i dedikon fjalët më të ndjera


S’më besohet që ka kaluar një vit!”- Kështu e nis dedikimin prekës për të atin e ndjerë Hygerta Sako.

hygerta sako (4)

Moderatorja publikoi sot një foto në Instastory, ku shihet varri i babait të saj, Pandeli Sako.

hygerta sako (5)

Më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund babush, por dashuria është më e fortë se vdekja. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruante më tej Hygerta.

hygerta sako (8)

Një vit më parë, lajmin e trishtë e ndau me të gjithë vetë ish-misi duke publikuar një foto me të ndjerin.

hygerta sako (7)

Babai i saj ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, duke e lënë moderatoren “zemërthyer” e “shpirtcopëtuar”, siç ajo vetë shkruante në postim.

hygerta sako (1)

Ndërkohë, muajin e kaluar, Sako zgjodhi t’i uronte ditëlindjen nënës së saj me anë të një fotoje të vjetër, ku ngjashmëria mes të dyjave mund të dallohej lehtësisht.

hygerta sako (6)

Hygerta vetë është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Anais. Ajo është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, Turi, që në vitin 2012.

hygerta sako (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al