9 Janar, 2025

Je grua dhe nënë e…”- Princesha e Uellsit feston ditëlindjen, dedikimi i veçantë i Willam për Kate pas betejës me kancerin: Jemi shumë krenarë për ty


Kate Middleton, Princesha e Uellsit, feston sot ditëlindjen e saj të 43-të dhe Princ William ka bërë një postim të veçantë në Instagram për këtë ditë të shënuar të bashkëshortes së tij.

Middleton ka pasur një vit të vështirë, duke zbuluar se ajo u diagnostikua me kancer në mars të vitit të kaluar. Pas një beteje të guximshme, ajo konfirmoi në shtator se ka përfunduar kimioterapinë dhe është pa kancer. Në fakt, në dhjetor ajo iu rikthye detyrave të saj princërore, pasi kishte marrë pjesë në një event në Londër në lidhje me pritjen e të ftuarve të lartë në emër të mbretit Charles III.

Princi William ka postuar një foto bardh e zi të saj dhe ka shkruar në postim: “Për gruan dhe nënën më të mrekullueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e pabesueshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Kathryn. Të duam! W”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al