9 Mars, 2022

“Je një femër me karakter të fortë”/ Bora Zemani merr surprizën e veçantë në mes të emisionit


Në puntatën e sotme të ‘Për’puthen”, moderatorja e programit, Bora Zemani është surprizuar nga një prej konkurrenteve të panelit të vajzave, Laureta Zbyba pak para mbylljes së emisionit.

Ndërkohë që ditën e djeshme është festuar dhe ‘dita ndërkombëtare e gruas’, Laureta i bëri surprizën e veçantë Borës duke e uruar për 8 mars. Ajo i dhuroi një kornizë me foto të prezantueses me djalin dhe krahas saj kishte të shkruar një dedikim për të.

“Dua të të them se je një femër me një karakter të fortë, aq të fortë sa na motivon edhe ne sesi të mbrojmë veten, mund tja dalim edhe vetë, shpresoj se edhe unë një ditë të jem një nënë kaq e shkëlqyer sa je ti. Urime 8 marsin e bukura Bora”- lexoi moderatorja duke e falënderuar kështu konkurrentetn për gjestin e bukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al