Këngëtarja e njohur shqiptare i është përgjigjur deklaratave që gazetari Arian Çani bëri kundrejt figurës së saj.
Në një intervistë të realizuar disa ditë më parë Arian Çani tha se kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe se puthjet, përqafimet në emisionin e tij me këngëtaren kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit.
Gjithashtu Çani ironizoi në intervistë pjesëmarrjen e Bleonës në ditën e inaugurimit të presidentit të SHBA Donald Trump.
“Këta janë mashtrusë rreth Trump, vetëm të kapin një foto. Mbetet, dhe kur e mendon se ka njerëz që i besojnë. Ajo mund të jetë në hollin e hotelit, mbase nuk e ka takuar, maksimumi pi një gotë atje”, tha Çani për Bleonën e cila postoi në rrjete sociale foto me dhe video nga ceremonis e inaugurimit Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Sot përmës një video të postuar në rrjetin e saj social Instagram, Bleona iu përgjigj ashëpr Çanit.
“O vemje pabukës… ti je i frustruar seksualisht”, kështu e cilësoi Bleona Çanin në video, teksa tha se ai është një qenie mashtruese që sipas saj del ne televizione dhe gënjen.
Këngëtarja në replikën e saj kundrejt Çanit, thotë se gazetari po kalon adoleshencë të vonuar dhe se është i frustruar seksualisht.
“O Arian Çani, përveç faktit që t’i je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe nëpër emisionet e tua siç edhe vetë e ke pohuar..je një vemje pabukse, që s’të merr më asnjë televizion në punë se ty të ka dalë boja dhe jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj shumë nder se do kapësh gazetat prap. Por, në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese ordinere si puna jote duhet të ulësh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë, se nëse unë ty të flas kinezçe, ti nuk arrit ta kuptosh….Dhe përveç gjithë këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të mbytet ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frustruar seksualisht dhe nuk kupton. Vazhdon dhe e mat botën me metrin tënd akoma, nuk kupton që bota i ka mbaru uritë seksuale që kur kanë qenë 15-16 vjeç ndërkohë që vetëm ty të ka ngec ora ngaqë nuk i ke pasur këto gjëra kur ke qenë në këtë moshë dhe të kanë ngelur dhe tani që je 60 vjeç. Ky është ndryshimi midis meje dhe teje. Ik tani dhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë”, thotë Bleona.
Lidhur me ironinë e Çanit për pjesëmarrjen e saj në inaugurimin e Trump këngëtarja tha se ka kontribuar për presidentin që në zgjedhjet e 2016 dhe deri në zgjedhjet e nëntorit, duke regjistruar njerëz nëpër listat e votimeve në Michigan, si dhe duke mbledhur para për fushatën e tij.
“Duhet të kuptosh një gjë, që unë kam bërë kampanjë aktive për Presidentin Trump në 2016, 2020 dhe tani në 2024, kam regjistruar më shumë se 8 mijë veta në Pensilvani, kam regjistruar më shumë se 4 mijë veta nëpër listat e votimeve në Michigan, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacion për zgjedhjet, u bëra edhe koncertin në Michigan siç ke parë edhe në Instagram dhe historia fallco dhe perceptimet fallco që krijoni ju nuk janë realiteti im. Më vjen shumë keq për prindërit e tu që do ndihen keq kur ta dëgjojnë këtë video. Do doja t’ju thoja që nuk është faji i tyre që të kanë edukuar keq, se ne jemi këta që jemi e nuk duhet të fajësojmë prindërit për mënyrën se si zgjedhim të jemi në jetën tonë”, tha Bleona.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al