Duket se përplasjet mes Einxhel Shkirës dhe Oriola Marashit nuk kanë të përfunduar.
Pas sherrit të bujshëm, ku moderatorja u rrah nga dy modelet Marashi dhe Kejvina Kthjella, si edhe statuseve kur sulmojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale, “thumbat” janë kthyer sërish.
Ishte një foto e Oriola Marashit, e cila pozoi gjysmë e zhveshur në kalë në mes të dëborës, që nxiti përplasjen.
Einxhel publikoi fotot e saj ku ka pozuar në dëborë, duke theksuar se i realizoi 5 vite më parë, në dhjetor të vitit 2015, për të treguar se Oriola Marashi është shumë mbrapa në krahasim me të.
Por ajo shton se në atë kohë u paragjykua pasi dukej diçka e gabuar, por tani është kthyer në sport.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al