Sara Hoxha ka treguar se nuk e ka problem t’i përgjigje edhe komenteve negative që merr në rrjete sociale.
Së fundmi, partnerja e Ledri Vulës, vendosi të publikojë në Instastory komentin e një vajze që i shkruante: “Sa e keqe je! O Zot, si burrë!”.
Sara vendosi t’i përgjigjej me një foto live të vetes, krah së cilës shkroi: “Ai që shan, shan veten”.
Ledri Vula publikoi pak ditë më parë këngën e re “Don mo”, në të cilën protagoniste ishte Morena Taraku.
Dyshja shfaqen të kapur dorë për dore në videoklip dhe nisur nga këto skena, dikush është bërë kurioz të dijë marrëdhënien që ka Sara me Morenën.
“Super raport”, – tha shkurt Sara, duke treguar se e di që bëhet fjalë vetëm për punë dhe nuk ka pse të bëhet xheloze.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al