Debatet mes Roza Latit dhe Heidi Baçit gjatë gjithë javës kanë qenë të shumta në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Mbrëmjen e djeshme opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar sitatën e krijuar mes vajzave, ndërsa u shpreh se moderatorja xhelozon banoren për shkak të romancës që ajo po krijon me Romeo Veshaj.
Roza duke mos mohuar fjalët e Arbrit, me tone të larta tha se Heidi dhe Romeo mbrojnë njëri-tjetrin kur njëri debaton me të.
Pjesë nga biseda:
Arbër Hajdari: Duket qartë që mes Heidit dhe Rozës ka kohë që mungon simpatia mes njëra -tjetrës. Ka filluar me feministe, ka filluar pastaj kush është feministja që iu futet njreëzve në shtrat, Është dukur shumë qartë që vajzat nuk e kanë qef njëra-tjetrën. Unë dyshojë dhe kam hall se Roza si personazh i ekranit e din mirë dhe efektin e romancave brenda shtëpisë. Kam përshtypjen se mos është një çik xheloze për Heidin, për mënyrën sesi ajo po e bën lojën brenda shtëpisë.
Romeo: Se kisha menduar këtë
Roza: Nuk kam qenë unë ajo që i jam afruar ndonjëherë Heidit, madje e kam injoruar se këtë e ulët ma ka thënë edhe te frigoriferi kot më kot
Heidi: Po ti më fut kunja dhe mendon që të rri e heshtur, si budallaqe
Roza: Po çfarë kunjash moj
Ledioni: Kuptoje se çfarë të tha Arbëri. Duke qenë se Heidi duket sikur është në fillimet e një raporti me Romeon, i duket Arbërit sikur ti mund të jesh xheloze për fuqinë që brenda formatit një lidhje e këtij lloji të jep
Roza: Në fakt është vënë re sepse nuk më ka sulmuar asnjëherë asnjëri tek e tek. Futen tek njëri-tjetri se nuk më përballojnë dot
Arbër Hajdari: Ka pasur një ndryshim tek sjellja e Heidit. Nuk mendoj që hyn tek kategoria e njerëzve që janë shndërruar, thjeshtë njerëzit mësohen në shtëpi dhe krijohen më shumë situata. Unë mendoj që jo vetëm Roza por edhe vajzat e tjera mund ta xhelozojnë për shkak të fuqisë që ka treguar formati që romancat marrin atë peshën e madhe. Ndoshta gocat xhelozojnë sepse kanë ngelur një çikë thatë
Roza: Arbër kam qenë në një debat me Heidin dhe ka ardhur e futur Romeo
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al