20 Maj, 2022

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar, Bora Zemani zbulon si duket pa makeup


Duke qenë se i shohim gjithnjë të kuruara kurioziteti për të parë personazhet publike në jetën e përditshme, larg shkëlqimit të fotove në rrjetet sociale dhe pa makeup është i madh.

E kur shumë mund të hezitojnë të postojnë foto të tilla Bora Zemani nuk është njëra prej tyre. Moderatorja ka publikuar një video duke u bërë gati në Instastory ku shihet pa pikë grimi në fytyrë.

Sigurisht makeup ka efektin e vetë por edhe ujë e sapunë, Bora duket shumë bukur.

Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Në pamjet që u bënë menjëherë kryefjalë e mediave sociale, ata shiheshin në një tavolinë të përbashkët teksa aktori i ndizte cigaren moderatores. Kaq mjaftoi që njerëzit ta interpretonin këtë shfaqje si një ribashkim i tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.

Aktori në reagimin e tij të parë për jetën personale në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shprehej aktori. (KLIKO)

Nga ana tjetër në një reagim të parë për gjithë lajmet e raportuara, Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash. (KLIKO)

Beatrix nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt për Donaldin dhe shkakun pse ata janë ndarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al