17 Shkurt, 2022

“Jemi vetëm miq”, por Eros Ramazzotti dhe Michelle Hunziker puthen në buzë


Me shumë bujë u prit dje episodi i parë i “Michelle Impossible” dhe arsyeja kishte të bënte kryesisht me jetën private të moderatores. Për herë të parë, pas 20 vitesh, ajo u takua në skenë me Eros Ramazzotti.

Ata janë takuar me dhjetëra herë në jetën reale mes drekave familjare, ditëlindjeve të Aurorës e mijëra rasteve të tjera. Por në TV, së bashku në skenë, ata nuk ishin parë prej kohësh. Dhe të dy dhuruan mbrëmjen e djeshme një spetakël të vërtet . Të gjitha të çmendura për Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti, të cilët mund të themi se janë Al Bano dhe Romina e re.

Ai është beqar, edhe ajo kohët e fundit beqare: ky rikthim është i pritshëm por, të paktën duke gjykuar nga fjalët e të dyve, nuk do të vijë. “Ata vazhdojnë të shkruajnë se jemi bashkë se jemi sërish bashkë”, tha Michelle teksa përshëndeti Erosin në skenë. Këngëtari u përgjigj: “Do të duhet të shkruajnë diçka”. Dhe Hunziker vazhdoi duke shpjeguar se mes saj dhe Erosit sot ka një marrëdhënie të bukur miqësie. “Ne jemi vetëm miq”, thanë të dy, të vetëdijshëm se pavarësisht pretendimeve të tyre, do të vazhdojë të flitet për këtë rikthim të mundshëm.

Michelle falenderoi Erosin që pranoi ftesën e saj në skenën e Canale 5 dhe që këndoi për publikun e Michelle Impossible. Por ajo e falënderoi edhe për të gjitha këshillat që i dha së fundmi, si sugjerimi për të filluar mësimin e një arti luftarak, gjë që e ndihmoi shumë Michelle Hunziker. Dhe pastaj ajo puthje. Të dy u puthën në buzë, pas sekonda pasi deklaruar se ishin miq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al