10 Mars, 2022

“Jeni të mahnitshme, bota është pas jush”/Mesazhi i Jennifer Aniston për gratë ukrainase na la të gjithëve pa fjalë


Jennifer Aniston ka treguar edhe një herë të gjithë mbështetjen e saj të hapur ndaj Ukrainës.

Aktorja publikoi në Instastory një mesazh për të gjitha gratë ukrainase të cilat po luftojnë heroikisht për të mbrojtur vendin e tyre.

Aniston u shpreh se kjo sfidë që po kalon vendi i tyre nuk është aspak e lehtë për to dhe se e gjithë bota është pas tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Postimi në fjalë tregonte disa vajza dhe gra nga Ukraina të cilat shiheshin në vijën e parë të frontit dhe disa të tjera që po luftonin kundër pushtimit rus.

“Duke menduar për gratë dhe vajzat në Ukrainë dhe në mbarë botën që po luftojnë heroikisht për vendin dhe popullin e tyre sot – si ushtarë, si nëna, si organizatore, si kujdestare refugjatësh, si protestuese, si gazetare…Për këto gra që jetojnë në Ukrainë dhe vendet fqinje: Jeni të mahnitshme dhe e gjitha bota është pas jush”-shkroi aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al