26 Prill, 2021

Jennifer lopez dhe Alex Rodriguez darkojnë bashkë për herë të parë pas ndarjes


Ish-çifti, Alex Rodriguez dhe Jennifer lopez, kanë darkuar së bashku për herë të parë pas ndarjes.

jennifer lopez

Dyshja është parë në një hotel luksoz të premten, në Los Angeles, pas më shumë se një jave që vendosën të vazhdonin rrugën e tyre pa njëri-tjetrin, raporton “Page Six”.

jennifer lopez (5)

Ata zgjodhën të njëjtin restorant ku u takuan për herë të parë në vitin 2017. Lopez thuhet se zotëron një rezidencë që kap shifrën e 28 milion dollarëve në atë lagje.

jennifer lopez (4)

Pas ndarjes, thuhet se Lopez është parë me ish-bashkëshortin e saj, por takimi është bërë për shkak të fëmijëve që ata kanë bashkë.

jennifer lopez alex rodriguez

Ndërkohë, një burim tha për darkë mes Lopez dhe Rodriguez: “Dukej se ende kishte dashuri dhe respekt mes tyre”.

jennifer lopez (6)

Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi miqësor, megjithatë dyshja po vazhdon të punojnë së bashku në projekte të ndryshme biznesi.

jennifer lopez, alex rodriguez (4) jennifer lopez, alex rodriguez (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al