28 Prill, 2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku?


Pas raportimeve se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku, kanë ardhur deklaratat e para të njerëzve pranë tyre. Dhe jo…ata nuk duan të bëhen sërish prindër.

Çifti i dashuruar u ribashkua në vitin 2020, pasi anuluan fejesën e tyre të parë në vitin 2004 dhe yjet e filmit u fejuan sërish pak javë më parë. Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare, e cila është martuar tre herë dhe fejuar pesë herë më parë, dhe Ben thuhet se janë të kënaqur me familjen e tyre të madhe dhe nuk kanë dëshirë të kenë fëmijë së bashku.

Lopez ka binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10 vjeç, me ish-gruan Jennifer Garner. “Ata nuk duan fëmijë të tjerë. Ata të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre”, tha një burim i brendshëm për HollywoodLife. “Lidhja e J-Lo me fëmijët e tij e bën Benin edhe më të sigurt se ky është fati.”

Teksa çifti po përpiqet të bashkojë familjen, edhe Jennifer Garner e sheh këtë me sy të mirë. Ajo nuk shqetësohet aspak kur fëmijët shkojnë për të kaluar kohë me babanë e tyre dhe J-Lo, sepse në këtë mënyrë ajo kalon pak kohë vetëm, gjë që është kaq e rrallë për të. Teksa sipas burimeve Lopez u ka lënë përshtypje të mirë fëmijëve të Affleck.

“Ajo i trajton fëmijët e tij si të vetët, duke respektuar gjithmonë faktin që Jen është nëna e tyre”, shtoi burimi.  “Ata janë duke u fokusuar në rritjen e tyre dhe kjo u mjafton.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al