12 Mars, 2022

Jennifer Lopez publikon këngën “Marry Me”, por gjejeni pak cili është protagonist kryesor në klip


Më në fund, Jennifer Lopez ka publikuar për të gjithë fansat e saj klipin e ri muzikor të titulluar “Marry Me”, duke kapur momente nga jeta e saj private.

Në videoklip këngëtarja tregon një pjesë të jetës së saj private dhe asaj që bën në përditshmëri, njësoj si komedia e saj me të njëjtën titull e cila u publiku muajin që lamë pas.

Aktori 49 vjeç, shfaqet në shtrat me Lopez, 52 vjeçe, duke u përqafuar me të dhe duke e bërë të qeshë. Në një moment, ata gjithashtu zgjasin krahët për të mbajtur duart e njëri-tjetrit – edhe pse fytyra e tij nuk shfaqet kurrë.

Ju rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ben shfaqet si protagonist kryesor në videoklipin e këngëtares.

Në vitin 2009, ai bëri paraqitjen e tij të parë në projektin e Lopezit të titulluar “Jenny From the Block”.

Përgjatë klipit, shikuesit mund ta shohin këngëtaren dhe aktoren në shtëpi, duke regjistruar në studio, në takime, madje edhe duke bërë prova së bashku me aktorin e “Marry Me” dhe këngëtarin Maluma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al