Jennifer Lopez e ka nisur vitin 2021 me shumë “zhurmë”.
Ikona e pop-it ka vendosur të tregojë trupin e saj seksi dhe të tonifikuar në videoklipin e ri të këngës “In The Morning”, shkruan “Daily Mail”.
Ashtu siç ishte shfaqur edhe në trailerin e shkurtër të saj, kënëgtarja shfaqet totalisht nudo, teksa mbi shpatulla ka vetëm një palë krahë engjëlli.
51-vjeçarja duket në formë të shkëlqyer dhe me linja trupore pothuajse perfekte.
Gjatë videoklipit, artistja shfaqet edhe si një krijesë tjetër mitike: si një sirenë.
Lopez ka treguar se pas këtij videoklipi në të vërtetë fshihet një mesazh i fortë, sepse brenda tij ka shumë simbolika.
“Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’.
Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde.
Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar”, ka shpjeguar këngëtarja, pasi ka publikuar një pjesë të klipit në Instagram.
Jennifer ka treguar edhe se çfarë kuptimi kanë gjithë veshjet dhe lëvizjet e saj në videon e këngës.
“Kjo vajzë, bie brenda në dashuri dhe fundoset në ujë, kështu avash-avash zhvillon një bisht sirene. Dhe pak nga pak ajo fillon të rrisë krahët e saj, për të qenë e aftë për t’u larguar nga ajo lidhje”,- është shprehur artistja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al