Jessica Alba ka bërë kërkesën për divorc nga Cass Warren pas 17 vitesh martesë. Procedurat e divorcit aktorja i vazhdoi përmes avokates së njohur Laura Wasser, e cila ka bashkëpunuar me shumë personazhe të njohur të Hollywood-it.
Jessica caktoi datën e ndarjes si 27 dhjetor 2024, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye të divorcit. Aktorja ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre, sipas PageSix.
Çifti nuk kishte nënshkruar kontratë paramartesore, ndaj nuk dihet se si do të ndahet pasuria e tyre e përbashkët, duke qenë se drejtojnë dy kompani, 623 dhe 100 milionë dollarë.
Së fundmi, Jessica Alba ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, në të cilin ka konfirmuar se pas gati 20 vitesh martesë, çifti ka vendosur të kalojë në një fazë të re, duke ruajtur dashurinë dhe respektin që kanë mes tyre, ndërsa fëmijët e tyre janë prioritet për të dy. Ajo kërkoi privatësi në këtë moment të vështirë familjar.
Më konkretisht, ajo shkruan: “Tashmë prej vitesh jam në një rrugëtim të vetëzbulimit dhe transformimit, si individ dhe si shoqërues i Cass. Jam krenare për mënyrën se si kemi evoluar si çift dhe brenda martesës sonë gjatë 20 viteve të fundit, dhe tani është koha për të filluar një kapitull të ri të rritjes dhe zhvillimit personal, secili prej nesh individualisht. Ne ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të mbetemi përgjithmonë një familje. Fëmijët tanë mbeten prioriteti ynë absolut dhe ne kërkojmë privatësi në këtë moment”.
Alba u martua me producentin e filmit në vitin 2008, pasi u takua katër vjet më parë në xhirimet e filmit “Fantastic Four” në Vankuver.
Prej disa kohësh u aludua se ata kishin probleme në lidhjen e tyre, pasi aktorja u pa pa unazën e martesës në një festë para Golden Globes në Chateau Marmont në West Hollywood, e ndërsa bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm.
Dhe në dhjetor, aktorja u fotografua pa unazën e martesës në një darkë në Romë me producentin e filmit Andrea Iervolino, ndërsa Warren u pa këtë muaj pa unazën e martesës teksa ishte në Los Angeles.
Të dy nuk janë fotografuar së bashku në publik që nga nëntori, kur morën pjesë në një ndeshje të Lakers në Crypto.com Arena. Alba dhe Warren u martuan më 19 maj 2008 dhe kanë tre fëmijë: Honor 16-vjeçar, Haven 13-vjeçar, dhe Hayes 7-vjeçar.