12 Maj, 2022

Jessica Biel rrëfen propozimin e pazakontë për martesë që i bëri Justin Timberlake: Ishte gazmore


Jessica Biel ka rrëfyer propozimin për martesë që i ka bërë këngëtari Justin Timberlake.

Aktorja 40-vjeçare  tha fillimisht “ishte e bukur dhe e papritur”, për të pasi ajo “nuk e kishte idenë se do të ndodhte kjo gjë”.

“Ne ishim në Montana në një pjesë të pronës që kishim në atë kohë. Kishim bërë snoëboard gjithë ditën. Ishte në mes të dimrit. Bora deri në bel. Ishim [me] veshjet e snoëboarding nga koka te këmbët – kapele, doreza, gjithçka”, kujton Jessica teksa ishte e ftuar në “The Late Late Show.”

“Dhe ne ngjitemi për të parë se si po duket fondacioni. Dhe krejt papritur, ai ulet në gjunjë dhe zhytet në dëborë,” tha ajo duke qeshur. “Dhe më pas ai më shikon dhe e mban këtë unazë dhe ishte më e bukura, befasuese, gazmore.”

Moderatori James Corden më pas shtoi: “Të shkosh [snowboard] me një unazë në xhep. Ky nuk është një vendim që do ta merrja. Kjo mund të rezultojë vetëm keq. … Për herë të parë, po marr në pyetje Justin Timberlake .”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al