8 Shtator, 2017

Jeta e Ivanka Trump përmes fotografive!


Shumë kohë para se ajo të merrte një punë në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka Trump ishte gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Kur ajo ishte në shkollë fillore, paparacët e ndiqnin atë në një përpjekje për të marrë një koment mbi divorcin shumë publik të prindërve të saj.

Ajo ishte pjesë e konkursit Miss Teen USA si një adoleshente, u shfaq me babain e saj në The Apprentice si një e rritur dhe madje u vlerësua në dramën për adoleshentë ” Gossip Girl” me bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Në njëfarë mënyre, Trump ishte në gjendje të përdorte vendin e saj në syrin publik: avantazhin e saj: rritjen e karrierës së saj, së pari si një modele, dhe më pas si një femër drejtuese , një ekzekutive në biznesin familjar dhe një sipërmarrëse  për linjën e saj të modës.

Para se babai i saj të shpallte kandidaturën për president , Ivanka Trump kurrë nuk ishte objekt i kritikës që po përjeton tani. Rolet e saj profesionale nuk kërkonin sqarime shpjeguese. Këto kritika ka të ngjarë të vazhdojnë për të, të paktën derisa Donal Trump të jetë numri një i Shtëpisë së Bardhë.

Përveç kritikës duket se Ivanka Trump  është subjekt i një kureshtje  dhe magjepsje të përbotshme, aq më tepër tani kur është e qartë se ajo ka admirimin e plotë dhe besimin e babait të saj.

Burimi:Time.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al