Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më simpatikë të ekranit shqiptar të cilët prej kohësh e kanë zhvendosur jetesën e tyre në Zelandën e Re.
Familja ndenji rreth 7 muaj e ndarë derisa u bashkuan dhe po ndërtojnë jetën e tyre të re plot me aventura dhe ëndrra skundër kemi parë edhe nga postimet e tyre në rrjetet sociale.
Një ndër këto ëndrra, Vesa sapo e ka bërë realitet . Me anë të një fotoje të postuar në Instastory ajo na bëri të ditur se shtëpia ku ata jetojnë gjendet pranë detit. “Gjithmonë e kam ëndërruar këtë. Largësia e shtëpisë nga plazhi”-shkruan ajo në gjuhën angleze dhe ku është shumë e dukshme se distanca është shumë e vogël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al