24 Dhjetor, 2017

Jeta e re në Dubai e Bertinës së BB3, ja ç’ka thotë për Erionin


Bertina Mehmeti u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes së saj në BB3, ku historia e saj e dashurisë me Erionin u bë ndër më të preferuarat e publikut. Çifti qëndruan për 2 vjet të lidhur dhe më pas u ndanë, pikërisht atëherë kur të gjithë po mendonin se gjithçka mes tyre do të kurorëzohej në martesë.  Pas kaq shumë kohësh ka folur për herë të parë Bertina duke shpjeguar arsyet e ndarjes së tyre.

“Ishte diçka që nuk e di as unë se si i hyra kësaj historie dhe si përfundoi. Ishim dy karaktere të kundërta, nuk mund të qëndronin dot bashkë. Erioni mund të jetë djalë shumë i mirë, ka gjithë respektin tim, por nuk ishim për njëri-tjetrin.”, është shprehur ajo në një intervistë  për “Mirage”.

Bertina prej kohësh ka braktisur Shqipërinë dhe është zhvendosur në Dubai ku punon në sektorin e marketingut në një kompani të inxhinierisë mjedisore.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al