22 Shtator, 2017

Jetë e thjeshtë dhe pa stres, 3 këshilla për t’u ndjerë më mirë


Mësoni të thoni jo!

Një nga mënyrat më të mira për të eleminuar stresin dhe gjetur më shumë kohë për veten dhe gjërat që vërtetë kanë rëndësi, është të mësosh të thuash një fjalë të thjeshtë: jo. Më e lehtë ta thuash se ta bësh, sigurisht, por nuk ka nevojë të keni një shpjegim të gjatë për përgjigjen tuaj; thjeshtë “Do të doja shumë, por tani nuk kam kohë”, do të mjaftonte. A ju lë kjo të ndiheni fajtorë? Provoni të thoni “Jo, por…” dhe ofroni një alternativë që funksionon më mirë për ju.

  1. Krijoni një vend për gjithçka

 

Të gjithë kemi humbur minuta të panumërta duke kërkuar çelësat ose celularin në mëngjes, sidomos kur jemi vonë për punë. Krijoni një vend për çelësat – vendosni një varëse në derë, për shembull, ose një tabaka të vogël argjendi në hyrje të shtëpisë – dhe vendosni këpucët në vendin e tyre të duhur në dollap, pasi i vishni. Bëni të njëjtën gjë me ato gjëra të tjera që gjithmonë duket se ju zhduken. Jeta juaj do të thjeshtohet shumë.

  1. Mos jini skllevër të e-mailit ose telefonit

Personi mesatar shpenzon rreth shtatë orë në javë në e-mail. Pa asnjë dyshi, jo e gjitha është kohë e kaluar mençurisht. Nëse puna jua lejon, fikni njoftimet në e-mail dhe kontrolloni e-mailin vetëm disa herë në ditë. Së dyti, krijoni një llogari e-mail që është vetëm për abonimet tuaja (të tilla si njoftimet e shitjeve, përditësimet e shpeshta, gazetat dhe kështu me radhë) në mënyrë që ata të mos mbushin kutinë tuaj postare elektronike. /bota.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al