10 Mars, 2024

Jetmiri u la “n*do” në dush, si e komentuan konkurrentët e “Big Brother VIP” veprimin e banorit


Jetmir Salaj përveçse  u zgjodh lider i shtëpisë nga publiku mori vëmendje të madhe edhe nga gjesti i fundit.

 

Jetmiri u komentua tejet shumë gjatë kësaj jave në Big Brother VIP Albania 3. Ai u la nudo dhe ky veprim nuk i shpëtoi banorëve.

Kjo u komentua edhe nga konkurrentët e tjerë, të cilëve duket se nuk iu pëlqeu.

“Isha duke hyrë në tualet dhe pashë që hoqi të mbathurat dhe thashë çfarë ndodhi. Ndoshta unë kam më shumë turp dhe për vajzat e shtëpisë dhe që më sheh mami, motra, mbesa. I thashë kamerës kthehu, e kisha për vajzat e shtëpisë. E ktheva me të qeshur sepse nuk doja ta bëja dramatike”, u shpreh Meritoni gjatë spektaklit.

Jetmiri nga ana tjetër tha se mbase këtë e ka bërë për të tërhequr vëmendje.

“Mua më bëri për të qeshur dhe me këtë gjest tregoi që çdo kush ka vullnetin për t’ju afruar, salla ka qenë bosh. Ai dushin e ka bërë tek xhami që është i mbuluar. Edhe kamerat e zgjedhin vetë që duan ta transmetojë apo jo. Meritoni ishte mashkull dhe ishte dëshmitar”, theksoi Roza Lati.

Dhe në fund, Rike Roçi shtoi:  Unë bëra namin për një rrip prandaj nuk do të doja që Jetmiri ta përsëriste më këtë veprim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al