Sara Hoxha ka ndarë disa orë më parë një foto me ndjekësit në rrjete sociale, ku shihet me të voglën e saj, Poem Blu në krahë.
Sara shihet e ulur në një palë shkallë tek “Galeria Kombëtare e Arteve”, teksa ushqen me qumësht gjiri vajzën.
“Jo gjithmonë është e lehtë, por gjithmonë ia vlen”,- shkroi ajo krahas imazhit të postuar në Instagram, duke treguar se nuk ka rëndësi ku je kur bëhet fjalë për një foshnjë.
Komentet në këtë foto kanë qenë të panumërta dhe shumë pozitive.
Ndërkohë, në Instastory, Hoxha publikoi një video, në të cilën shfaqen partneri i saj, Ledri Vula duke ecur në rrugë teksa shtyn karrocën me Poem Blu brenda.
“Keni parë njeri që të eci kështu si me susta si Ledri Vula? Po ecën apo po kërcen, si i bie kjo?”, shkroi Sara krahas videos.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al