Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata, zbuluan se kanë kurorëzuar ditën e sotme dashurinë e tyre me një celebrim tepër privat.
Ishte vetë Dojna e cila ka postuar pak më parë disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin. Dyshja mesa duket kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.
Prezantuesja ka zgjedhur të vishej goxha thjeshtë në këtë ditë të veçantë me një kostum të bardhë me pantallona dhe një grim të lehtë, ndërsa këngëtari me kostum të zi. Ata janë shfaqur shumë të lumtur në fotot e tyre teksa të dy mbajnë një tufë me trëndafila të bardhë në duar.
Mirëpo Dojna dhe Vleshanti kanë zgjedhur datën 1 prill e cila mbahet si dita e gënjeshtrave dhe moderatorja i ka siguruar të gjithë se celebrimi i tyre ka ndodhur me të vërtetë dhe madje do ta festojnë çdo vit.
“Çdo 1 prill do festojme përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka ? #married”– ka shkruajtur Donja krahas fotove të postuara, ku kanë marrë gjithashtu dhe urime të shumta nga miqtë e tyre.
Kujtojmë se Dojna ka zbuluar muajin e kaluar se është në pritje të një fëmije me Vleshantin ku gjithashtu zbuloi nëpërmjet një videoje shumë të veçantë se janë në pritje të një djali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al