Vladimir Putin ka hedhur poshtë thirrjet për vajzat ruse që të përmbahen e të mos kenë raporte seksuale me turistët gjatë ketij Botërori.
Zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve: “Sa për gratë ruse, ndoshta ato mund ta vendosin vetë. Ata janë gratë më të mira në të gjithë botën’.
Ai ishte duke iu përgjigjur një thirrjeje për ndalimin e seksit nga politikania Tamara Pletnyova, 70 vjeçe, e cila tha se gratë ruse nuk duhet të kishin raporte seksuale me tifozët në këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit.
Reagimi erdhi pas deklaratës së fortë të bërë dy ditë më parë polotikania ruse, Tamara Pletnyova e cila tha se si pasojë e këtyre raporteve mund të vijnë në jetë fëmijë te racave të përziera, si ndodhi pas Lojrave Olimpike të vitit 1980 në Moskë.
Gjithashtu në atë periudhë sipas Tamaras Rusia u regjistruan lindje të shumta të fëmijëve që u detyruan të rriteshin pa baba. Ata ishin fëmijë të tifozëve ose të atletëve, të cilët pas Lojërave Olimpike ishin kthyer në vendet e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al