21 Dhjetor, 2017

Jo vetëm kampione bote, do habiteni që Romela Begaj ka një profesion të dytë


Peshëngritësja shqiptare Romela Bega bëri një paraqitje mese dinjitoze në Botërorin që u zhvilluan në SHBA më datën 3 dhjetor të këtij viti ku shënoi emrin me germa të arta në historinë e botës dhe atë shqiptare. Në stilin e shkëputjes ajo u rendit e para duke  fituar medaljen ari. E ftuar pasditen e sotme në ‘’Pasdite në Top Channel’’ ajo ka folur më shumë për këtë rrugëtim të suksesshëm, por edhe ka ndarë me publikun një ‘’sekret’’. Për herë parë ajo ka treguar se në fillimet e saj ka qenë mësuese , profesion të cilin vazhdon ta zhvillojë edhe sot.

Ajo është mësuese në një shkollë në Farkë të Vogël. Romela shprehet se është shumë e lumtur për faktin e të njohurit e të edukuarit të një brezi të ri. Ajo e jep lëndën e edukatës sportive tre herë në javë dhe është shumë e gëzuar për këtë. Peshëngritësja thotë se ata janë mbështetja e saj më e mirë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al