8 Nëntor, 2017

Jo vetëm moderatore/Zbulohet çfarë e lidh Rudina Magjistarin me Arjola Shehun,


Moderatorja e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”,teksa këtë herë ishte ajo që foli më shumë detaje rreth jetës së saj dhe karrierës. Por sikundër ndodh shpesh kur bashkohen dy moderatorë, marrëdhënia prezantues-i ftuar përmbyset. Kjo ka ndodhur edhe me Arjolën dhe Rudinën që kanë ndarë mes tyre dhe me publikun disa të përbashkëta që i bashkojnë.

Gjatë emisionit Rudina dhe Arjola rrëfyen për publikun se të dyja kanë studiuar degë të ekonomikut. “Siç duket është kusht të mbarosh “ekonomik” për t’u bërë moderatore”, tha me humor Rudina

Ndërkohë Arjola shtoi se një tjetër pasion i saj është edhe aktrimi, dëshirë të cilën e ka shprehur dikur edhe Rudina, por si një dëshirë fëmijërore dhe asnjëherë nuk kishte ndërmarr ndonjë hap për ta realizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al