Socialistja ekscentrike T Jocelyn Wildenste, e njohur edhe si “catwoman” ka postuar një foto nga e kaluara në rrjetet sociale. “Catwoman”, siç e quajnë shumica e njerëzve tani për shkak të pamjes së saj të shpërfytyruar nga plastika, u tregoi ndjekësve të saj në internet një imazh fotoje të vjetër se si ajo dukej dikur.
Në foton e postuar nga 82-vjeçarja zvicerane, në llogarinë personale në Instagram, me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, ajo duket e panjohur.
Në foto, Jocelyn Wildenstein mban në krahë vajzën e saj të vogël.
Fytyra e saj nuk ngjan aspak me imazhin e saj sot, ajo dukej mjaft sharmante me pamjen e saj natyrale. “Gëzuar ditëlindjen për vajzën time të bukur,” ka shkruar ajo në postimin e bërë për vajzë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al