Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ishte e ftuar në emisionin, “Ftesë në pesë” ku përveç projekteve muzikore ka folur edhe për ‘BBV’.
Këngëtarja ka treguar se e ka ndjekur këtë vit ‘BBV’ dhe të gjithë i sheh si konkurrentë të fortë.E pyetur se cili nga ata mendon se do ta fitojë çmimin e madh, Jonida nuk ka përmenduar një emër specifik duke thënë se të gjithë i ka miq, vetëm Beniada Nishanin nuk e njeh personalisht.
“Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”, u shpreh Jonida Maliqi.
Lidhur me ish-kunatin e saj, Donald Veshaj ajo ka thënë se ende ruan raporte të mira me të dhe e ka mik të afërt.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al