20 Mars, 2022

Jonida Vokshi “braktis” Kosovën, moderatorja rikthehet në Tiranë për spektaklin


Jonida Vokshi është rikthyer në ekran. Aktorja pas një periudhe të gjatë pauze si moderatorë, ka vendosur të rikthehet edhe njëherë. Këtë herë në një format për fëmijë. Prezantuesja ka nisur të moderojë “Gjeniu i vogël”, një format dedikuar talentit të fëmijëve.

“Jam shumë e lumtur që nisim sonte një rrugëtim që jam e sigurt do ta shijojmë çdo javë e më shumë. Jam shumë e lumtur që pas një pauze të gjatë në ekran, do jem serish pranë jush. Dhe jam dyfish e lumtur që do të jem çdo të martë e rrethuar me disa fëmijë kaq të talentuar sa emocionet që të japin janë nga ato që prej disa kohësh na kanë munguar. Nisim sonte spektaklin me fëmijë “Gjeniu i vogël” në orën 21:00 në ‘Vizion Plus’”, ka shkruar Jonida, duke treguar emocionet e saj pas rikthimit në ekran pranë të vegjëlve.

Vokshi ka pohuar se fëmijët janë një arsye tjetër pse është shumë e lumtur, sidomos pas momentit kur u bë dhe vetë mami. Ajo ka postuar një foto në “Instastory”, ku shihet vajza e saj me një libër në dorë duke shkruar: “Po bëhet gati për te ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja”, duke paralajmëruar kështu rikthimin e saj. Por, ky format ka sjellë edhe rikthimin e Jonidës në Tiranë.

Pas martesës së saj me Besnikun, çifti vendosi të shpërngulej në Prishtinë, për të vijuar jetën e re atje. Së bashku me bashkëshortin e saj Jonida Vokshi “braktis” Kosovën, moderatorja rikthehet në Tiranë për spektaklin ajo realizoi disa projekte televizive, por ende nuk kishte atë që i mungonte nga Tirana. E tashmë që angazhimi i saj do të jetë i përjavshëm, aktorja ka vendosur që të paktën për muajt që do të zgjasë spektakli ajo të jetë në Tiranë.

Natyrisht që së bashku me të është edhe Besniku dhe vajza e çiftit. Tashmë, koha më e shumtë do të jetë në kryeqytetin tonë, duke lënë pas angazhimet që e presin në Prishtinë. Duke qenë se aktorja ishte larguar nga skena prej kohësh, ajo është angazhuar “full time” me këtë projekt, duke lënë për disa kohë dhe shtëpinë e saj.

Kujtojmë se emisioni i saj i fundit ka qenë “Thurje” dhe më pas solli një projekt personal në platformat digjitale me bashkëshortin e saj. Mirëpo, pasi u bë nënë Jonida e ndërpreu edhe atë dhe angazhimi i saj i fundit ka qenë seriali “H.O.T”. Para disa javësh në një intervistë Jonida tha se po përgatit rikthimin në ekran dhe se do kishte dëshirë që të vinte me një projekt.

“Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem, por varet nga formati i emisionit”, tha ajo asokohe. Ndërkohë, ajo çdo javë do të jetë pranë fëmijëve të vegjël që në fusha të ndryshme do të provojnë veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al