9 Nëntor, 2017

Jonida Vokshi sqaron situatën me Capital T/Më kanë propozuar martesë…


Lidhja e moderatores Jonida Vokshi me reperin Capital T, ishte një ndër lajmet e diskutuara gjatë në portale dhe mediat rozë. Në fakt gjithçka nisi nga një fotografi që të dy publikuan në të njëjtin vend dhe në të nëjjtën kohë.

Ndërkohë Jonida kur u pyet në dasmën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt për Capital T tha se nuk e ka takuar ende Capitalin i cili gjithashtu ishte i ftuar.  Ndërkohë, të shtunën e kaluar në emisionin e Luanës, Jonida habiti me përgjigjen kur u pyet për reperin.

Luana: Është Capital T shoku yt?

Jonida: Nuk është!

Luana: Po pse kështu?

Jonida: Nuk njihemi.

Ndërsa pyetjes nëse i kanë propozuar ndonjëherë për martesë ajo iu përgjigj: Po,shumë herë më kanë propozuar.

Siç duket raporti mes tyre ka ndryshuar dhe Jonida nuk e njeh më Capitalin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al