25 Korrik, 2021

Jonida Vokshi super e dashuruar me bashkëshortin e saj, fotot e pushimeve dhe planet e shtatorit


Fotot e fundit të Jonida Vokshit dhe bashkëshortit të saj, Besnik Krapi, janë marrë gjatë ceremonisë së ditëlindjes dhe dasmës simbolike që organizoi Salsano Rrapi dhe partnerja e tij, Erjona Kakeli.

jonida vokshi besnik krapi5

Mes të ftuarve të tjerë Vip, ishte edhe Jonida me bashkëshortin. Ajo që na bie në sy është që Jonida vijon të ketë një pasion dhe dashuri të madhe për Besnikun sikur ditën e parë, pasion të cilin ajo nuk ka tentuar ta moderojë asnjëherë as në publik.

jonida vokshi besnik krapi3

Kujtojmë që Jonida është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme të botës së showbiz-it, një partnere që gjithkush mund ta ëndërronte, e megjithatë ajo zgjodhi një djalë nga Kosova, me të cilin u dashurua kokë e këmbë.

jonida vokshi besnik krapi5

Tashmë, Jonida dhe Besniku janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ema. Jonida, ndër të tjera, është një vajzë shumë e çiltër dhe ka dëshirë të ndajë episode të ndryshme nga jeta e saj, pas kamerave.

jonida vokshi3

Në një emiosion televiziv, ajo rrëfeu se e bija kishte pasur probleme gjatë lindjes, gjë që e kishte bërë që ta përjetonte me ankth atë moment. Ndërkohë, në një tjetër rrëfim ajo ka ndarë disa detaje të tjera me publikun.

jonida vokshi

Jonida ka rrëfyer se menjëherë pas lindjes, vajza qante kur ajo e merrte në krahë dhe pushonte kur e merrte Besniku. Ky fakt e ka bërë të ndihej keq dhe shpesh shkonte e qante në banjo.

jonida vokshi besnik krapi1

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, ndërsa kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qajë dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ‘Ja, pushoi në krahët e babait’. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta, nuk ka më pikë xhelozie”, tregoi ajo.

jonida vokshi2

Një tjetër detaj i rrëfyer nga Jodida, është fakti se ajo tashmë e ka pranuar se vajza i ngjan të atit, madje është e lumtur për këtë fakt, sepse ai është burri që ajo ka zgjedhur.

jonida vokshi4

Sa u përket planeve për zgjerimin e familjes, Jonida Vokshi ka zbuluar ndër të tjera se nuk do dëshironte që Emi të ishte vajzë e vetme. Përkundrazi, dy motra ose një vëlla do të ishin ideale për vogëlushen.

jonida vokshi5

Çifti duken shumë të dashuruar dhe Jonida është më ajo ekspresivja, gjë të cilën me sa duket Besniku nuk arrin ta bëjë me aq lehtësi sa ajo. Në një emsion televiziv, aktorja mori edhe një mesazh surprizë nga bashkëshorti, Besnik Krapi, i cili tha se një video 2 apo 3 minuta nuk do të mjaftonte për të folur për të.

jonida vokshi6

Ai zbuloi ndër të tjera se edhe propozimin ia kishte shkruar në një letër, sepse e ka shumë të vështirë të shprehet me fjalë. Ndërkohë, duket se çifti po shijon pushimet, Jonida ka ndarë mjaft foto ku duken edhe linjat asaj fantastike, një vit pasi është bërë nënë.

jonida vokshi (2)

Pas prezantimit të Festivalit të Këngës në RTSH, Jonida Vokshi do të jetë pjesë e serialit HOT, me producent Ermal Mamaqin. Ka qenë vetë Mamaqi ai që e ka dhënë këtë lajm.

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (5)

Kështu që vjeshta do të ketë ngarkesën e punëve për Jonidën, prandaj dhe pushimet po përpiqet t’i shijojë në maksimum.

/Panoramaplus.al

jonida vokshi besnik krapi2

jonida vokshi besnik krapi

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (6)

jonida vokshi besnik krapi (11)

jonida vokshi besnik krapi (10)

jonida vokshi1

jonida vokshi (1)

jonida vokshi (8)

jonida vokshi (7)

jonida vokshi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al