8 Tetor, 2017

Jorida Tabaku prezanton binjaket, ja portreti i ëmbël familjar


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku , katër muaj më herët solli në jetë dy vajza binjake. Sot, ajo ka publikuar foton e parë të dy vogëlusheve, në llogarinë e saj në Instagram. Në foto shfaqet Tabaku, me dy binjaket në krahët e saj, duke shprehur gjithë kënaqësinë e të qenurit nënë. Në diçiturë e fotografisë ajo shkruan ‘Katër muaj lumturi’ .

Jorida Tabaku e kaloi shtatzëninë mes Parlamentit dhe çadrës së ngritur nga opozita, në pranverën e këtij viti, ndërsa është deputete e Qarkut të Tiranës në legjislaturën e re që nisi punën në shtator.  Ajo është e martuar me profesorin e ekonomisë Saimir Sallaku prej disa vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al