Vajza e Jose Mourinhos, Mathilde së fundmi i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar me të dashurin Danny Graham, në një ceremoni luksoze në Portugali.
Ishte trajneri i Fenerbahçes i cili ja dorëzoi vajzën dhëndrit gjatë ceremonisë të mbajtur në kishë.
28-vjeçarja shkëmbeu betimet e dashurisë së përjetshme me të fejuarin e saj në pronën familjare në Azeitao, në prani të 300 të ftuarve nga rrethi i ngushtë i familjes dhe miqve të saj.
Dasma ishte mbresëlënëse dhe zgjati tre ditë e tre netë. Babai i nuses organizoi një darkë për 80 të ftuar të zgjedhur, në Muzeun e Shtëpisë José María da Fonseca, e ndjekur nga një festë e dytë të nesërmen në pasurinë “Herdade do Perú”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al