Aktori Donald Veshaj edhe pse ndodhet brenda “Big Brother VIP” ka mundur t’i bëjë dhuratën e Shën Valetinit, Beatrix Ramosajt me të cilën krijoi një lidhje në shtëpinë e famshme. Ai ka kërkuar që i vëllai, Romeo t’i dërgojë Trikses një tufë me trëndafila në emër të tij.
Ka qenë vetë Beatriksja që e ka postuar në Instagramin e saj dhuratën e Donaldit.
“Ju dua,”-shkruan ajo krahas fotos.
Duket se Donaldi kërkon të përmirësojë raportin me Trixën e cila aktualisht ndodhet në Dubai dhe kjo e fundit nuk pranoi që të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj. “Do marrim Bora Zemanin si aktore”, tha aktori Ermal Mamaqi ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”. Kjo bëri që këngëtarja Ramosaj të mbante mëri dhe nuk shkoi as të takonte të dashurin e saj në shtëpinë e BBVIP. Por, dita e sotme duket se gjërat janë përmirësuar pas luleve të Donaldit dhe përgjigjes së vetë Beatriksit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al