17 Shkurt, 2021

“Ju kam vrarë ndonjë person të familjes?!”- Sindi Loci reagon për herë të parë pasi u krahasua me “vajin ekstra të virgjër”


Dy ditë më parë, komenti i Juljan Lalës për Sindi Locin shkaktoi një debat të fortë në studion e “Për’puthen”.

sindi loci juljan lala (3)

Je si vaji ekstra i virgjër i Borshit”, u shpreh konkurrenti për 22-vjeçaren, e cila filloi të bërtiste dhe t’i kërkonte që të largohej ai nga skena, ose ndryshe do ta bënte ajo.

Pas kësaj ngjarjeje, që bëri që Sindi të largohej nga studioja, produksioni vendosi pezullimin e të dyve për një kohë të papërcaktuar.

sindi loci (5)

Rrjeti shpërtheu kundër saj dhe sot Loci vendosi të bëjë një reagim nëpërmjet një statusi të publikuar në Instastory-n e saj.

sindi loci juljan lala (2)

Përshëndetje të gjithë! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për t’i kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim.

Normalisht që, pasi kam parë ritransmetimin, e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe… mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq… në moment e sipër çdokush do vepronte në një mënyrë të caktuar.

sindi loci (4)

Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska, dhe siç kam vepruar gjithmonë… Më vjen keq që një shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me kërcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show.

Do të doja të kërkoja shumë falje dhe publikut, sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të papranuar nga unë…

sindi loci (3)

Ju lutem nga zemra, të gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë mbas dite dhe jo për një reagim të një 220-vjeçareje, që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta dhe është thjesht pjesë e një reality show…

Unë nesër, pasnesër, do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel?! Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes sime… Çfarë bëni ju njerëz?!”- shkroi ajo.

sindi loci (2)

Sindi publikoi edhe foton e një certifikate familjare, ku shfaqeshin emrat e personave të familjes së saj.

Ku ka shpjegim kjo o njerëz?! Çfarë bëni? Ju kam vrarë ndonjë person të familjes? Është thjesht një reality show”, shkroi më pas Sindi.

sindi loci juljan lala (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al