Në kohën kur ishte pjesë e trupës së aktorëve të spektaklit “Portokalli”, ai padyshim që ka qenë një prej figurave më të dashura të show-t humoristik.
Por pas një shkëputjeje relativisht të gjatë nga ekrani, pas mbylljes së emisionit “M’fal për shprehjen”, duket se më në fund Elvis Pupa është gati për t’u rikthyer.
I ftuar në një event në Tiranë, Pupa ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Lart e Poshtë”, ku ka konfirmuar rikthimin në ekran.
“Shumë shpejt do të jem producent i një show ku do të shfaq të gjitha aftësitë e mia në aktrim e këngë”, është shprehur aktori i njohur i cili ka konfirmuar se në krahun e tij do të jetë sërish aktorja Egla Ceno, me të cilën ai realizoi një miniserial të suksesshëm ku ata luanin rolin e një çifti.
“Kur të krijoj një agjenci divorci atëherë do të ndahem nga Egla”, ka thënë Pupa.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al