Me siguri që shumë kohë më parë, të gjithëve ju ka ngulitur përpara ekranit emisioni “Kutia e fundit” në “Tv Klan”. Çdo ditë njerëz të ndryshëm bëheshin pjesë e lojës me para e dhurata, e në përfundim të lojës largoheshin me një çmim të fituar.
Ky program i drejtuar nga Enkel Demi u bë mjaft i famshëm dikur, por mësohet se loja do të rikthehet sërish për shikuesit.
Burime për “Blitz” kanë treguar se “Top Channel” ka blerë patentën e këtij emisioni dhe shumë shpejt “Kutinë e fundit” do ta shohim në televizion të prezantuar nga Eno Popi, i cili ka vendosur të mos jetë më pjesë e “Wake up”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al