15 Shtator, 2017

Jul Deda feston ditëlindjen, ja si e urojnë dy ‘femrat’ e jetës së tij


 

Julian Deda feston sot ditëlindjen e tij të 36-të. Në këtë ditë të shënuar aktori i humorit ka marrë shumë urime nga miqtë, fansat dhe ndjekësit e tij , të cilat e kanë uruar për suksese dhe vite të gjata.

Sigurisht në këtë ditë kaq të shënuar për të nuk mund të mungonin as urimet e dy femrave më të rëndësishme të jetës së tij : nëna dhe bashkëshortja.

Nëna e uron Julin për vite të gjata dhe për familjen e shëndoshë që ai ka krijuar, duke e shoqëruar me një fotografi të para disa viteve.

 

Ndërsa, Amanda e ka uruar nëpërmjet një fotografie me dy fëmijët, ku me batutë i shkruan: “Shpirti, vargu të uron Gëzuar Ditëlindjen”. Gëzuar edhe nga Panorama Plus Jul, edhe 100 vite paç!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al