Debati i ashpër mes dy aktorëve Egla Ceno dhe Julian Dedës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ditët e fundit është komentuar jo vetëm nga banorët por edhe jashtë për shkak të fjalorit ofendues.
Përplasjet mes dy banorëve kanë vazhduar edhe gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, ku aktorja tregoi se Juli i kishte thënë që do heq të brendshmet që ajo të kënaqet duke e parë.
“Juli më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer.”- u shpreh Egla.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe balerini i njohur Ilir Shaqiri, i cili përmes një postimi në InstaStory ka ironizuar hapur dy aktorët në “Big Brother VIP”.
Ai ka postuar në Instagram një foto ku ka treguar se fjala “brekët” nuk gjendet në fjalorin e gjuhes Shqipe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al