21 Mars, 2022

Julia Fox ‘tërheq’ mbrapsht deklaratën e saj për Kanye West kur tha se këngëtari ‘nuk do mund të vriste dot një mizë’


Julia Fox e ka tërhequr deklaratën e saj pasi pretendoi se ish i dashuri  Kanye West ‘nuk do të lëndonte as edhe një mizë’.

Kur ajo bëri fillimisht komentet e saj, aktorja ishte pyetur në lidhje me pamjet vizuale të Kanye për këngën ‘Eazy’,në të cilën dukej Pete Davidson i animuar duke u sulmuar brutalisht nga një person i cili pretendohet se është reperi.

Megjithatë, aktorja, 32-vjeçare, që atëherë ka pohuar se ajo i referohej vetëm videoklipit dhe nuk ishte në dijeni të postimeve në Instagram që Kanye kishte bërë gjithashtu në kohën kur ai sulmoi verbalisht Pete.

Thuhet se Julia se shkroi në një postim dhe më pas e fshiu në Instagram: ‘Dëshiroj të theksoj se nuk i kisha parë postimet e fundit në Instagram në kohën e kësaj videoje’.

Ajo kishte thënë më herët për TMZ  se reperi, 44 vjeç, ‘nuk ishte i rrezikshëm’ kur u pyet nëse Kim dhe Pete duhet të shqetësohen për sigurinë e tyre.

 “Unë mendoj se kjo është shprehja e tij artistike dhe krijuese. E di që është agresiv, por nëse do të ishte me të vërtetë, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte një mizë.”- u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al