Aktorja e njohur Julia Iliriani mesa duket po kërkon dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, konkurrentja i tha moderatorit Ledion Liço se po pret që të futen meshkuj mbi 40-vjeç që të flirtojë me ta.
“Asgjë mor Ledjon asgjë, po mendoja kur do vijnë ata 40 e sipër që të flirtojmë dhe ne, që të dalim në ‘Prime’ se vdiqëm”– u shpreh Julia.
Të njëjtën kërkesë kishte edhe Egla Ceno, ndërsa Ledioni u shpreh se do mendojë si sugjerim pasi sipas tij është një ide interesante.
Pas kësaj deklarate banorët kanë shpërthyer në të qeshura, duke bërë që edhe Ledioni të qeshë pa pushim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al