4 Tetor, 2017

Julia Roberts rrëfen të kaluarën, ja njeriu që i ka ndryshuar jetën


Ajo cilësohet si një nga femrat më të bukura në botë, e shpallur për disa vite radhazi dhe e nominuar si një nga njerëzit më me influencë në botë . Bëhet fjalë për aktoren Julia Roberts, e cila në nëntor do të mbushë plot 50 vjeç. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, Julia ka folur për fillimet e karrierës së saj.

Ajo është shprehur se ka qenë shumë egoiste dikur dhe mendonte vetëm për veten. Por çdo gjë ndryshoi kur takoi bashkëshortin e saj, Daniel Moder, me të cilin ka tre fëmijë: binjakët Hazel dhe Finn 13 vjeçë dhe Henry, 10 vjeç.

Ajo ka treguar se takimi me Danny-n e bëri atë të ndryshonte, dhe jeta e saj mori tjetër kuptim.

“Ishte takimi me Danny-n… momenti kur gjeta veten time. Kur mendoj për gjënë që e bëri jetën time të merrte kuptim, ishte ai”,-thotë aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al