Julian Deda është shpallur finalisti i dytë i Big Brother Vip. Aktori i humorit ishte në një televotim kokë më kokë me moderatorin Meriton Mjekiqi.
Por, Jul Deda ka siguruar më shumë vota nga publiku dhe është përzgjedhur finalisti i dytë.
“Shkon në finale që sonte Juli”, tha moderatori i emisionit, Ledion Liço.
Pas komunikimit të vendimit, dy banorët janë përqafuar me njëri-tjetrin.
Ndërkohë finalisti i parë është përzgjedhur Romeo Veshaj, i cili ishte përballë të dashurës së tij Heidi Baçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al