27 Maj, 2024

Julian Deda takohet me nënën e Egla Cenos pas finales së “BBV”! Aktori: Ju kemi sjellë pak shqetësime por… Çfarë i tha e ëma e aktores ish-konkurrentit


Aktori Julian Deda është takuar në studio me nënën e fituese së “BBV” Egla Cenos. 

Teksa e ka përqafuar dhe puthur nënën e aktores, Juli bëri asaj edhe komplimente mbi kapelen që kishte vënë.

Nga ana tjetër aktori e uroi nënën e Eglës për fitoren e së bijës, ndërsa e moshuara tha: “Të gjithë keni fituar”.

“Ju kemi sjellë pak shqetësime por nuk kishim se çfarë të bënim”– tha Juli, megjithëse nëna e Eglës u shpreh se loja ishte e tillë.

 

Pjesë nga biseda:

Nëna e Eglës: A ishit në lojë?

Jul Deda: Ti me atë kapelën më ke pëlqyer shumë sot, je gjigande fare.

Nëna e Eglës: Më gjigand se ju nuk bëhem dot unë.

Jul Deda: Urime! E ka merituar (e puth)

Nëna Eglës: Të gjithë keni fituar.

Jul Deda: Ju kemi sjellë pak shqetësime por nuk kishim se çfarë të bënim.

Nëna e Eglës: Epo kështu ishte loja.

Jul Deda: Epo kështu ishte gërr-vërr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al