15 Maj, 2024

Julian Deda “zbulon” banorët që do të eliminohen të shtunën nga “BBV”! Ja për cilët konkurrentë bëhet fjalë


Dy aktorët, Julian Deda dhe Egla Ceno kanë biseduar me njëri-tjetrin për banorët që mund të largohen të shtunën nga shtëpia e “BBV”. 

E teksa disa ditë na ndajnë nga finalja e “BBV”, mbrëmjen e djeshme Ledion Liço iu tregoi konkurrentëve se do të hapet një televotim për të shpallur 1, 2 ose 3 finalistët e tjerë të spektaklit, pasi tashmë Romeo Veshaj dhe Juli janë dy të parët.

“Kush del të shtunën?”, e pyeti Egla aktorin, i cili tha se të rrezikuar nga eleminimi janë Françeska Murati dhe Heidi Baçi, megjithëse konkurrentja u shpreh: “Mund të dalë secili prej nesh”

Nga ana tjetër Juli tha se i rrezikur është edhe Meriton Mjekiqi, dhe pozicioni i moderatorit do të varet nga loja e tij këto ditë.

 

Biseda:

Egla: Kush del të shtunën?

Juli: Françeska

Egla: Dy

Juli: Mund të dalë edhe Heidi. Unë nuk e kam idenë çfarë bëhet jashtë por…

Egla: As unë po unë do të doja që kjo gjëja të kishte goca. Ore mund të dalë secili prej nesh sepse si di se çfarë është kjo

Juli: Varet sesi do të sillet Meritoni këto ditë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al