Pak kohë më parë Juliana Nura ose siç njihet me emrin Xhuli bëri një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ajo tregoi se si shumë vite më parë ishte përleshur fizikisht me këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn. Së fundmi Stresi i ka drejtuar një pyetje me spec në lidhje me këtë situatë. “A mendon se një grua e fortë si ti, që flet për feminizëm dhe mbrojtjen ndaj gruas, dha një shembull të mirë duke përmendur dhunën ushtruar ndaj një gruaje tjetër qoftë dhe si vetëmbrojtje?”, i ka thënë ai.
Në përgjigjen e saj Juliana ka dhënë më shumë detaje rreth sherrit (versionin e saj): Ishim në një vend të përbashkët, kafe ose një lokal. Ishte me motrën e saj dhe në atë kohë ishim dy fytyra që ishim përfolur dhe motra e saj më ofendoi rëndë. Ajo erdhi nga shpina dhe m’i kapi flokët. Nuk është sulm, por vetëmbrojtje. Nuk kam filluar unë e para por ka filluar ajo.
Kujtojmë se modelja Juliana Nura ka deklaruar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” për përleshjen fizike mes saj dhe Dafina Zeqirit. Duke folur me banorë të tjerë, ajo zbuloi edhe historinë ku shprehej se disa vite më parë e kishte “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri.
Shkak i këtij sherri mes vajzave rëndomtë ishte bërë ish-i dashuri i Dafinës, sot partneri i Luana Vjollcës, biznesmeni Krenar Çoçaj
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al