Pas ‘’Këngës Magjike’’ të gjithë e kanë përqendruar vështrimin drejt festivalit të fundivitit në RTSH, aty ku fituesi i madh do të ketë mundësi që të prekë skenën e Eurovision-it. Mes konkurrentëve ka shumë emra të njohur të muzikës, disa prej të cilëve rikthehen në festival pas një mungese shumë të gjatë. Ndërsa ditët për netët e festivalit kanë nisur numërimin mbrapsht dhe këngët kanë mundur të shfaqen në YouTube kanë nisur të shprehen edhe preferencat e para.
Këngëtarja Juliana Pasha nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar të preferuarin e saj, i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian me 8 maj në Lisbonë. Juliana pavarësisht mikeshave të saj që janë gjithashtu pjesëmarrëse në këtë festival, çmimin e parë me zemër ia uron vokalit më të bukur mashkullor siç shkruan ajo, Eugent Bushpepës. Ajo ka postuar këngën e tij në Instagram dhe i ka bashkangjitur një shkrim ku thuhet: ” Je vokali me i bukur mashkullor pa diskutim. Te uroj me zemer fitore ne “Festivalin e Kenges” Rtsh. Uroj qe zeri yt ta trondise skenen e Eurovizionit. Nje pjese e madhe e artisteve qe marrin pjese ne Festivalin e Kenges jane miqte e mi. Nuk do te ishte e ndershme te filloja ti shperndaja te gjithe vetem prej miqesise. Me pasterti i uroj te gjitheve suksese (ne vecanti dy mikeshave te mia @ikonomimariza @orgesazaimi ??) por ky interpretim fantastik ma mori zemren qe me degjimin e pare. @eugentbushpepa ?????? Jam e bindur se po keshtu (ne mos me i fuqishem) do te jesh edhe live, ne skenen e Festivalit. Suksese! ?”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al